75 Mall Live Search
10:42 / E Enjte, 09 Janar 2025 / AR

Iu dogj shtëpia, Ben Affleck-ut “strehohet” tek ish-gruaja e parë

Ben Affleck është strehuar në banesën e ish-bashkëshortes së parë, Jennifer Garner, pasi u detyrua të linte shtëpinë e tij nga zjarret shkatërruese në Los Angeles.

Aktori i famshëm u largua nga vila e tij 20.5 milionë dollarëshe në Pacific Palisades të martën pasi zjarri përfshiu zonën, të cilën e bleu pasi u nda nga Jennifer Lopezi.

52-vjeçari jeton në një distancë të shkurtër nga ish-gruaja e tij, me të cilën ka tre fëmijë.

Ai nxitoi në shtëpinë e tyre për të mbledhur familjen dhe që atëherë të gjithë kanë ikur në një vend të sigurt, thanë burimet për “Daily Mail”-in.