Iu gjet një pistoletë me 5 fishekë në veturë, Policia arrestohen një 23-vjeçar në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri gjatë një aksioni kontrolli në Mitrovicë.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur të shtunën, më 15 shkurt 2026, në orët e pasdites, në rrugën “Hoxhë Hasan Tahsini” në Mitrovicën e Jugut. Arma është gjetur gjatë një pike kontrolli të realizuar nga Njësia për Reagim të Shpejtë, me rastin e ndaljes dhe kontrollimit të një veture.
Gjatë kontrollit, te një pasagjer është gjetur një armë e llojit pistoletë me pesë fishekë. Arma është konfiskuar në cilësi të provës materiale.
Personi i dyshuar, 23-vjeçar, është arrestuar nga policia, ndërsa pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rasti penal për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”./IndeksOnline/

