Iu gjet një pushkë me 30 fishekë, arrestohet një person në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Mitrovicë, pasi tek ai është gjetur një pushkë dhe 30 fishekë.
Rasti është cilësuar si “Armëmbajtje pa leje”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë/pushkë dhe 30 copë fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së, shkruan IndeksOnline.