U ikë policëve me veturë, më pas përplaset në traktor

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Xërxë të Rahovecit.
Lexues të IndeksOnline kanë dërguar foto nga vendi i aksidentit ku shihet një veturë teksa është përplasur në një traktor i cili ishte i parkuar.

Mësohet se ngasësi i veturës derisa ishte duke i ikur policisë është përplasur në traktor.
I dyshuari është arrestuar nga policia dhe ai është dërguar në emergjencë pasi që ka pësuar lëndime trupore.

Në vendin e aksidentit ndodhet policia rrugore, e cila është duke u marrë me rastin./IndeksOnline/