19:47 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Iu keqësua shëndeti derisa bënte homazhe në Kuvend të Kosovës, vdes 62 vjeçari

Një person i moshuar ka vdekur sot në Hollin e Kuvendit të Kosovës, derisa po bënte homazhe pranë heronjve të kombit, Ilir Konushevci dhe Hazir Malajt.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Sipas saj, me urdhër të prokurorit, tani rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

“Sot rreth orës 13:00, derisa ka qenë në hollin e Kuvendit për homazhe personi me inicialet Xh.S., 62 vjeçar ka pasur probleme shëndetësore. I njëjti  me ekipin mjekësor është shoqëruar në QKUK. Nga aty Policia ka pranuar informatën se i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Indeksonline/