75 Mall Live Search
23:53 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / Blerim

Iu lakua emri, Emral Mamaqi ndërhyn live në emision

Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora aktori i humorit Ermali Mamaqi ndërhyri në emision pasi emri i tij u lakua në emision.

Mamaqi: Do të ishte më etike që të më kishte thënë se do ta bëja emisionin dhe të futesha me video. Unë kam televizion tim që e kam ne celular dhe e kam 24 orë. Unë doja t’u ktheja përgjigje atyre persona që nuk kontrollojnë dot veten e tyre.

Jam i prekur nga ato epitete që janë përmendur. Ajo që unë po bën nuk prek dhe nuk shqetëson askënd. Unë eksperiencën time në karrierë, si njeri dhe si biznesmen, e kam përmbledhur në një paketë së bashku me profesionistë.

Ajo që është transmetuar nga paketa është thjeshtë një prezantim, një pjesë e shkurtër e një prezantimi shumë të gjatë.