Iu mbet shefi brenda në lift për një orë, ja çfarë bëjnë punëtorët (Video)
Stafi i ITV-së i ka kapur paniku kur shefi i tyre është bllokuar në një lift- i cili nuk u ndalte vetëm lëvizte nga poshtë lartë dhe të kundërtën.
Video tregon “fatin e keq” të redaktorit të programit, Mike Rigby i cili nervozohet teksa lutet me duart e tij që t’i jepet fund kësaj situate.
Pamjet qesharake janë kapur nga gazetari politik i ITV-së, Paul Brand, i cili më pas këto pamje i shpërndau në llogarinë e tij në Twitter, transmeton Indeksonline.
Ai shkroi: “Redaktori ynë i programit, Mike Rigby aktualisht ka shkuar lartë e poshtë në një ashensor për pothuajse një orë, pa asnjë shenj të shpëtimit”.
Më pas ata kanë ftuar kompaninë e kontraktuar për mirëmbajtjen e ashensorit, dhe në këtë mënyrë ata kanë arritur ta nxjerrin nga aty./Indeksonline/