75 Mall Live Search
19:20 / E Mërkurë, 28 Janar 2026 / AR

Iu mbyll llogaria, menaxhmenti i Elijones jep lajmin e papritur

Menaxhmenti i Elijonës, banores së Big Brother VIP Kosova, ka bërë një postim duke njoftuar fansat për rikthimin e llogarisë së saj.

“JEMI KTHYER!!” shkruhet në postimin e publikuar në Instagram, shkruan Indeksonline.

Ky rikthim i llogarisë duket të jetë një mënyrë për të qëndruar në kontakt me publikun dhe për të ndarë momente nga brenda shtëpisë, edhe pse Elijona vazhdon të jetë pjesë e programit.

Fansat e saj kanë shpërthyer në komente duke e bërë këtë rikthim një nga temat më të komentuara në rrjetet sociale./Indeksonline/