75 Mall Live Search
16:28 / E Mërkurë, 10 Shtator 2025 / Z S

Iu ngrit aktukuzë, Mujka e quan politike dhe të qëllimshme para zgjedhjeve

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurëve Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Faruk Mujka, në pozitën e nënkryetarit të komunës së Mitrovicës së Jugut, dhe Hysen Muzliukaj, si drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në të njëjtën komunë, akuzohen se me dashje dhe duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, kanë tejkaluar kompetencat me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme për persona të tretë dhe në dëm të pronës publike.

Indeksonline ka marrë një përgjigje nga vetë Mujka, në lidhje me këtë rast.

Sipas Mujkës aktakuza është plotësisht politikë e bazuar.

‘’Aktakuza është plotësisht politikisht e bazuar.  Momenti i ngritjes së saj në prag të fushatës e tregon qëllimin e qartë dhe unë këtu përdorem për tu goditur kandidatët e LVV-së. E krejt kjo nga frika e kundërshtarëve politik të LVV e posaqërisht në Mitrovicë nga rezultati që i pret me 12 Tetor’’ ka thënë Muja për Indeksonline.

Sipas Mujkës lajmin për aktakuzë më herët i ka shkuar mediave sesa avoktit të tij.

‘’Për mua ishte shumë indikative se si më parë lajmin e plasuan mediat se sa me shku e-maili te avokati. Sidoqoftë presim vendimin e Gjykatës se a konfirmohet aktakuza a jo’’, ka shtuar më tutje ai.

Në fund Mujka ka thënë se ndihet tejet komod, pasi që e gjithë kjo sipas tij është vetëm një sajesë.

‘’Unë përsonalisht ndihem shumë komod, sepse e di që krejt është një sajesë dhe ata që e kanë përgaditë dhe këta që po e trumbetojnë do të mbulohen nga turpi, normalisht nëse e njohin këtë ndjenjë’’, ka thënë Mujka për Indeksonline. /Indeksonline/