Iu përkeqësua gjendja teksa po shëtiste me karrocën e tij, vdes një person në Podujevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten rreth orës 15:15 në fshatin Penuhë të Podujevës, ku një burrë ka humbur jetën si pasojë e përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.
Sipas njoftimit të policisë, viktima kishte qenë duke shëtitur me karrocë kur papritmas i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Viktima ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.
“Fsh. Penuhë, Podujevë 17.10.2025 – 15:15. Viktima mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte probleme shëndetësore derisa ishte duke shëtitur me karrocën e tij i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka mbetur pa shenja jete. Pasi është dërguar në emergjencë, është konfirmuar vdekja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/