75 Mall Live Search
12:52 / E Mërkurë, 08 Janar 2020 / indeksADMonline

I përmbytet apartamenti, një 93-vjeçar qëllon me armë këmbëve administratorin e ndërtesës

Një 93-vjeçar në Teksas qëlloi me armë zjarri në të dyja këmbët administratorin e një kompleksi pallatesh, pasi apartamenti i tij ishte përmbytur nga uji.

I irrituar në maksimum, i moshuari shkoi në zyrën e administratorit dhe e fajësoi atë për përmbytjen e banesës së tij. Pas një debati, ai nxori pistoletën dhe e qëlloi të riun dy herë, në të dyja këmbët e tij. Ndërsa policia u njoftua nga një punonjëse.

Personi i plagosur u dërgua me urgjencë në spital, por fatmirësisht arriti t’u shpëtonte plagëve të marra.

Policia arrestoi 93-vjeçarin, por ajo që është më shqetësuese është fakti se ai nuk është penduar aspak për ngjarjen. Madje, është shprehur se do ta bënte përsëri.