75 Mall Live Search
15:09 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

Iu prezantojmë me hitin e ri, Dafina, Ledri dhe Lumi B

Me shumë bashkëpunim e shumë hite muzikore do të karakterizohet edhe kjo verë në vendin tonë.

Një tjetër bashkëpunim i papritur e që i befasoj të gjithë ishte në mes të Dafina Zeqirit, Ledri Vulës dhe Lumi B.

Tre artistët janë bërë bashkë në një projekt që mban titullin “Aman” i cili tashmë është publikuar në kanalin zyrtar në “Youtube”.

Ritme të shpejta e verore, adrenalinë dhe një videoklip i kompletuar deri në detajin e fundit, edhe ky projekt padyshim do të hyjë në mesin e këngëve që do të karakterizojnë verën 2020.

Për tekstin e këngës janë kujdesur Dafina Zeqiri, Ledri Vula dhe Lumi B, për muzikën dhe melodinë Dafina Zeqiri, Ledri Vula and Lumi B, mix/masterin e ka bërë Deard Sylejmani, videoklipi nga Entermedia.

Duke u nisur nga fakti që të tre artistët numërojnë fansa të shumtë, kënga pritet që të bëhet hit.

Më poshtë mund të dëgjoni këngën bashkë me videoklip./Indeksonline/