Iu publikua fotoja me Bay T, Driloni ”godet” ashpër këngëtaren

Një fotografi që ka qarkulluar sot në rrjetet sociale ka ngjallur shumë diskutime në publik.
Në imazhin e shpërndarë, shihen Driloni dhe Bay T së bashku me Dianën dhe Arionin, një shkrepje që i përket disa muajve më parë, në kohën kur Diana dhe Arioni ishin ende në një lidhje.
Çifti tashmë i ndarë, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave rozë, por prania e Drilonit dhe Bay T në të njëjtën tavolinë me ta ka rikthyer edhe një herë në skenë raportet e shumëpërfolura që u përfolën gjatë kohës së qëndrimit të tyre në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Pas publikimit të fotografisë, ka ardhur edhe reagimi i menjëhershëm i Drilonit, i cili përmes një komenti në Instagram te Prive By Liberta Spahiu ka thumbuar haptazi ish-banorët.
“Me dal me bossin ju ka met momenti ma i madh në jetë,” ka shkruar Driloni, duke i lënë të gjithë të mendojnë se kujt ia dërgoi në të vërtetë këtë mesazh.
Pritet të shihet në ditët në vijim nëse do të ketë ndonjë reagim edhe nga pjesëtarët e tjerë të kësaj fotografie që po bën xhiron e rrjetit.
