Iu publikua video duke bërë ‘twerk’ e zhveshur, Meliku shpërthen sërish ndaj Fjorit: Ti me dashnorët e tu…

Në puntatën e sotme sërish ka pasur përplasje mes Fjorit dhe Melikut.
Kjo erdhi pasi në rrjetet sociale Fjorit iu shpërnda një video duke bërë twerk e zhveshur në një hotel, shkruan Indeksonline.
Biseda:
Meliku: E ka bërë (videon) një nga dashnorët e tu. Ikën fle në hotele dhe vjen këtu…
Efi: Sillu si burrë! Si ofendon në këtë lloj mënyre?!
Melik: Femër si ti në shtëpi nuk marr.
Fjori: Të kam shprehur ndonjëherë pëlqim unë ty?
Melik: Po, më ke shprehur.
Fjori: Kur?!
Mikela: Në momentin që nuk ke interes për Fjorin, pse ndërhyn? Leri djemtë e tjerë ta gjykojnë
Duke shpjeguar se është një histori e së shkuarës, Fjori theksoi se do t’i kushtojë rëndësi djemve që i qëndrojnë pranë në këtë periudhë.
“Ai që më do, do më dojë me gjithë të shkuarën time. Ajo është gjë që ndodh. Ky emision është kaq i ndjekur dhe njerëzit duan të të sulmojnë dhe çdo gjë bëhet virale.
Këto janë momente të vështira. Kushdo që do të ishte në vendin tim, do të ishte shumë e ofenduar. Të vetmit që do të vlerësoj janë ata që do të rrinë pranë meje. Është e thjeshtë të gjykosh, por ta fusin njëherë veten në këpucët e mia dhe pastaj flasim”, tha ajo./Indeksonline/