75 Mall Live Search
14:47 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2023 / mp

Iu refuzua leja e punës dhe licensa, shkoi në KPMM dhe i kërcënoi me armë

Një kërcënim me armë ka ndodhur në zyrat e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline-n kryeinspektori i këtij komisioni, Naim Sejdiu. Ai ka njoftuar se për rastin është kontaktuar edhe Policia e Kosovës përderisa ka thënë se ajo menjëherë ka ardhur.

Sejdiu ka treguar detajet dhe arsyet pse personi në fjalë ka kërcënuar. “Personi me iniciale S.J. ka hyrë me revole në inspektoratin e KPM-së është njoftua policia, e cila ka intervenuar shumë shpejt e kanë arrestuar.

Personi ka qenë i dehur dhe ka kërcënuar me armë inspektorin e KPM-së. S.J. është një nga pronarët e një kompanie së cilës i është refuzuar edhe leja edhe licensa për operim të kompanisë”, tha Sejdiu. Sejdiu tha se me rastin tashmë po merret policia. /Indeksonline/