22:10 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Iu transplantua fytyra: Tash mund të qesh, ha e nuhatë përsëri

Cameron Underwood ka thënë se tashmë njerëzit nuk po e shikojnë në rrugë apo nuk po e pyesin se çfarë ka ndodhur me fytyrën e tij.

“Kam një hundë, gojë kështu që jam në gjendje të buzëqesh, flas dhe ha sërish” ka thënë ai.

Cameron foli për herë të parë pas dy vitesh, që ku kishte gjuajtur me armë vetën e tij duke dashur të bëjë vetëvrasje në vitin 2016.

Ai humbi hundën, pjesën e poshtme të fytyrës dhe dhëmbët. “Jam kaq i lumtur që kam bërë këtë transplantim fytyre që më jep edhe një mundësi tjetër të jetojë jetën” ka thënë Cameron në një konferencë për medie në New York.

Cameron Underwood and family

Në janar të këtij viti, më shumë se 100 persona, staf mjekësor kishin marr pjesë në operacionin 25 orësh të Cameron në spitalin “NYU Health Center” në Manhattan të New Yorkut.

Operacioni u bë 18 muaj pasi që personi në fjalë kishte tentuar të bëjë vetëvrasje, që sipas spitalit është koha më e shpejt në të cilën mund të kryhej operacioni.

Operacioni i parë i këtij lloji ishte bërë në vitin 2005, kurse deri më tash janë bërë rreth 40 të tillë në mbarë botën.

Cameron u operua nga Doktor Eduardo D. Rodriguez, i cili tha se vet vullneti i pacientit për të jetuar e ka ndihmuar edhe më shumë suksesin e operacionit.

“Në fund të fundit, gjithçka varet nga pacienti. Cameron ka ndihmuar shumë dhe e ka dhënë maksimumin” ka thënë doktori.

Cameron Underwood, Sally Fisher, and Eduardo D. Rodriguez,

Kurse, donatori i fytyrës së re të Cameronit është Will Fisher, 23 vjeçar i cili para se të vdiste ishte regjistruar si person që vullnetarisht pas vdekjes do ta dhuronte trupin e tij për personat që kanë nevojë transplantimi.

“Vdekja e birit tim ishte tragjedi, por jam e lumtur që vendimi i Wilit u jep jetë personave të tjerë” ka thënë e ëma e dhuruesit tashmë të ndjerë./Indeksonline/

Will Fisher