10:12 / E Hënë, 25 Janar 2021 / k.v

Iu vë zjarri qëllimshëm dy veturave në Pejë

Një person ka raportuar se dy veturat e tij i kishte kapluar zjarri të dielën rreth orës 21 e 20 minuta në Pejë, transmeton IndeksOnline.

Viktima kishte arritur që ta lokalizonte zjarrin, kurse në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe njësiti i zjarrfikësve.

Si pasojë e zjarrit, veturat kanë pësuar dëmtime të vogla materiale, transmeton IndeksOnline.

Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme nga persona të panjohur.

Hetuesit e policisë janë duke u marrë me rastin./IndeksOnline/