17:20 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / OSH

Iu vije rendi artistëve, Ahmeti ndan 170 mijë euro për projekte të kulturës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sot është marrë vendimi për alokimin e 170 mijë eurove për projekte të kulturës, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se gjatë pandemisë artistët kanë pësuar nga mungesa e mundësive, shfaqjeve, ekspozitave e koncerteve.

“Gjatë ditëve të ardhshme do të hapet edhe një thirrje për artistë të fushave të ndryshme të Komunës së Prishtinës, të cilët nuk kanë asnjë të hyrë dhe të cilët janë goditur nga kriza e pandemisë. Për të gjithë ata që i përmbushin kushtet, Komuna do të alokojë nga një subvencion. Vlera e subvencionit do të varet nga numri i aplikantëve që pëmbushin kriteret”, tha ai.

Postimi i plotë:

Sot është marrë vendimi për ndarjen e 170 mijë eurove për projekte të kulturës. Në këtë kohë pandemie edhe projektet e kulturës, apo më mirë me thënë artistët kanë pësuar nga mungesa e mundësive, shfaqjeve, ekspozitave e koncerteve. Prandaj ndihma për projekte është e domosdoshme.

Gjatë ditëve të ardhshme do të hapet edhe një thirrje për artistë të fushave të ndryshme të Komunës së Prishtinës të cilët nuk kanë asnjë të hyrë dhe të cilët janë goditur nga kriza e pandemisë. Për të gjithë ata që i përmbushin kushtet, Komuna do të ndajë nga një subvencion. Vlera e subvencionit do të varet nga numri i aplikantëve që kalojnë kriteret. Të gjitha detajet do të jenë të ditura ditëve në vijim.

Artistët janë kategoria e radhës që gjen mbështetje te komuna. Politikat tona gjatë pandemisë po mundohen që të përfshijnë të gjitha kategoritë. E kuptojmë se shumat mund të mos jenë të mëdha por po mundohemi që krejt çka kemi ti japim për qytetarët tonë pa përjashtime.

Bashkë do t’ia dalim edhe kësaj sfide!