Iu zunë narkotikë, dënohen me tri vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë
Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykimin dënues ndaj të akuzuarve I. Rr. dhe A. Rr. në kohëzgjatje prej tri viteve burgim dhe dënim me gjobë në shumën prej 5 mijë euro.
Të akuzuarit, me datë 26.08.2018 në fshatin Novosellë të Komunës së Kamenicës, janë zënë nga zyrtarët policor në flagrancë duke shkarkuar substancën narkotike nga vetura e tyre dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre është gjetur sasi e përgjithshme e llojit “marihuanë” prej 19.370 gramë, transmeton Indeksonline.
Me këto veprime të akuzuarit I. Rr. dhe A. Rr. kanë kryer veprën penale në bashkëveprim blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, vepër e sanksionuar më Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/