13:31 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / OSH

“Iute Credit” e çon Kosovën në arbitrazh, mobilizohen institucionet

Shteti i Kosovës është dërguar edhe një herë në arbitrazh.

Një veprimi i tillë ka alarmuar insitucionet e vendit.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka njoftuar se është takuar sot me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, e në takim ka njoftuar se ka qenë i pranishëm edhe avokati i përgjithshëm i shtetit, Sami Istrefi.

Selimi ka shkruar në Facebook se e ka siguruar BQK-në se do t’i ndërmarrin hapat e nevojshëm ligjorë për këtë çështje.