Ivan Balliu nuk largohet nga Spanja, vendos zyrtarisht për të ardhmen

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ivan Balliu, ka vendosur për të ardhmen e tij.
Mbrëmë, futbollisti shqiptar ka firmosur kontratë të re me skuadrën nga Spanja, Rayo Vallecano, shkruan Indeksonline
Balliu nënshkroi kontratën e re dyvjeçare që do ta mbajë në klubin spanjoll deri në vitin 2027.
33-vjeçari është pjesë e Rayo-s që nga viti 2021, ku u transferua me parametra zero nga Almeria.
Mbrojtësi “kuqezi” më parë ka luajtur edhe për skuadrat, si: Metz, Arouca, Barcelona B dhe Girouna (grupmoshat e reja)./Indeksonline/
🚨 Ivan Balliu has renewed his contract with Rayo Vallecano until 2027.
— Illyrian Footy 🇦🇱 (@IllyrianFooty) February 27, 2025
Despite interest from other La Liga clubs he decided to stay. pic.twitter.com/AkjZFTylUp