Ivan Perisic po e shikon ndeshjen Monza-Inter nga tribunat, gati të nënshkruaj me klubin e ri

Futbollisti i Kombëtares së Kroacisë, Ivan Perisic është afër të bëhet me klub të ri.
Siç raportojnë mediat italiane, Perisic është në tribunat e stadiumit të Monzas, duke shikuar ndeshjen ndaj Interit, shkruan Indeksonline
Perisic edhe pse është një tifoz i Interit, këtë ndeshje nuk është duke shikuar për ta mbështetur “ziekaltërtit”, por për diçka tjetër.
Duket se e ardhmja e mesfushorit kroat do të jetë pikërsisht klubi i Monzas në Serie A.
Perisic u rikthye të luaj në elitën e futbollit kroat, por menjëherë ka kërkuar largimin për shkak të paknaqësisë së tij me kryesinë e Hajduk Splitit dhe probleme që ka kjo e fundit./Indeksonline/
PERIŠIĆ TO MONZA?
— Croatian Football (@CroatiaFooty) September 15, 2024
Italian media reports that Ivan Perišić was spotted at the Monza – Inter game and that he could be signing for the club soon.#Perišić #Monza pic.twitter.com/0MHyqV4ng8