Ivan Rakitiqi lë milionat në Arabinë Saudite, bëhet bashkëlojtar i Emir Sahitit në Kroaci

Futbollisti i famshëm kroat, Ivan Rakitiq, ka vendosur të largohet nga Arabia Saudite dhe të rikthehet në Evropë.
Gazetari italian, Fabrizio Romano, raporton se ish-mesfushori i Barcelonës ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Hajdukut të Splitit, shkruan Indeksonline
Rakitiqi pritet t’i bashkohet skuadrës kroate dhe të nënshkruajë kontratën deri në vitin 2026, aty ku luan edhe mesfushori anësor i Kosovës, Emir Sahiti.
Gjithashtu Rakitiqi do ta ketë trajner legjendën e futbollit italian, Gennaro Gattuso./Indeksonline/
🚨🇭🇷 Ivan Rakitić to Hajduk Split, here we go! Deal done on two year contract valid until June 2026.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 18, 2024
Rakitić leaves Al Shabab despite good time in Saudi as wanted to take chance to play in Croatia.
Kalinic as director, Perisić as teammate, Gattuso as coach made difference. pic.twitter.com/6hbeh14ZNP