15:10 / E Mërkurë, 22 Janar 2020

Ivanka Trump ndërron dy veshje brenda natës, rrëmben gjithë vëmendjen

Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kushneri shoqëruan presidentin amerikan, Donald Trump në Davos të Zvicrës.

Ata morën pjesë në Forumin Ekonomik Global, ku shefi i Shtëpisë së Bardhë mbajti edhe një fjalim. Mirëpo, ashtu siç çdo herë, Ivanka Trump arriti të merrte të gjithë vëmendjen.

E bija e Trumpit u shfaq fillimisht e veshur më një fustan të zi të gjatë dhe një rrip flori.

Më pas 38-vjeçarja ndërroi veshjen, duke zgjedhur një fustan të gjelbër. Këtë fustan ajo e veshi në darkën që u zhvillua me njerëzit më të rëndësishëm në botë.

Të gjithë të pranishmit kishin sytë te vajza e presidentit, e cila rrezatonte me pamjen e saj.