Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Mbrëmjen e kësaj të enjteje, vajza e Presidentit të SHBA Ivanka Trump ka mbërritur në ambientet e Kryeministrisë.
Në pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, shihet teksa pritet nga kryeministri Rama.
Trump dhe Rama shkëmbejnë një përqafim dhe më pas futen në ambientet e brendshme të Kryeministrisë.

