11:45 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Iwobit i pengon era e gojës së kundërshtarit

Arsenali bëri atë që duhet të bënte, përmbysi humbjen 3-1 të ndeshjes së parë ndaj francezëve të Rennes duke fituar 3-0 në Emirates Stadium dhe duke avancuar në fazën çerekfinale të Europa League.

Megjithatë, më shumë sesa përmbysja e topçinjëve apo maska e përdorur nga Aubameyang në rastin e golit të 3-të, xhiron e internetit e ka bërë gjesti i pahijshëm i sulmuesit nigerian të Arsenalit.

Në përfundim të kohës shtesë ka qenë Alex Iwobi që ka vjedhur vëmendjen e të gjithë rrjetit me veprimin ndaj mbrojtësit Hamari Traore.Lojtarët patën një përplasje mes tyre dhe teksa afrohen të acaruar me njëri-tjetrin sulmuesi i Arsenal largohet menjëherë duke bllokuar hundët. Një injorim i rëndë për kundërshtarin, që Iwobi si duket u bllokua nga era e keqe e gojës së Traore. /IndeksOnline/