75 Mall Live Search
13:20 / E Shtunë, 02 Prill 2022 / MSH

Izabel Goulart duket “bombë” teksa del nga deti me rroba banje

Izabel Goulart shfaqi fizikun e saj të tonifikuar me një pjesë të zezë, me dekolte, gjatë një seti fotografik të zjarrtë në plazh në Rio de Zhaneiro, Brazil të enjten pasdite.

 37-vjeçarja ish-engjëll i Victoria’s Secret mund të shihet duke pozuar teksa dëfrehej në rërën e bardhë, pasi u zhyt në ujë.

Flokët e saj të lagur, ngjyrë kafe të errët kaluan lirshëm pranë shpatullave të saj ndërsa ajo ecte zbathur në breg pasi u fut në oqean dhe u spërkat nga valët.

Linjat e saj të nxira nga dielli ishin të dukshme.

Bomba, e cila është e fejuar me portierin gjerman Kevin Trapp, njihet më së shumti për shërbimin si engjëll i Victoria’s Secret nga 2005 deri në 2008, si dhe për punën e saj në Sports Illustrated’s Swimsuit Issue.

Gjatë muajve të fundit Goulart ka kaluar shumë kohë cilësore me të fejuarin e saj, me të cilin filloi të takohej në vitin 2015. /Indeksonline/