75 Mall Live Search
14:30 / E Mërkurë, 29 Janar 2025 / LB

Izet Sadiku pas tubimit të LDK-së në Mramor: Populli është në këmbë, për një të ardhme më të ndritur

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Izet Sadiku ka marrë pjesë në tubimin e organizuar nga ky subjekt me banorët e Mramorit.

Sadiku në Facebook ka shkruar se banorët e Mramorit dhanë mesazhin e qartë: Është koha për ndryshim.

“Populli është në këmbë, për një të ardhme më të ndritur, për një qeverisje që punon për të gjithë qytetarët”, ka shkruar ndër të tjera Sadiku.