Izmaku: Do të kemi votë brenda kuvendit, por do të shohim nëse ka marrëveshje politike

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka thënë se tre deputetët e këtij subjekti politik do të votojnë në seancën konstituive duke iu bindur vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila u ka bërë thirrje deputetëve që të jenë prezentë dhe të votojnë për konstituimin e kuvendit.
Por, deputetja Izmaku nuk ka treguar nëse se a do të jetë vota e tyre pro apo kundër kandidatit të LVV-së për kryeparlamentar.
Sipas saj, Nisma ende synon këtë postë, derisa të ketë një rrethan tjetër politike.
“Jemi me pozicionin e vjetër sepse konsiderojmë se pasi nuk kemi zhvilluar bisedime të reja për një pozicion tjetër atëherë ne qëndrojmë në atë pozicion. Pra, Nisma e ka deklaruar publikisht që ne jemi subjekti i parë shqiptar që kemi ofruar dorën e bashkëpunimit tri votat tona që të dalim nga ngërçi politik. Kemi me qenë përseri në tavolinë për rrethana të tjera politike. Ne kemi marrë një mandat nga kryesia e partisë që bisedimet t’i vazhdojmë për pozitën e kryetarit të kuvendit”, ka thënë Izmaku për RTV21.
Izaku ka thënë se Nisma nuk ka pasur bisedime të reja me VV-në.
‘’Nuk ka bisedime të reja dhe as kërkesa të reja. Për rrethanat e reja që janë krijuar me aktvendimin e ri të Gjykatës Kushtetuese, nëse do të kërkohet nga ne si NISMA që të hymë në një marrëdhënie të re politik dhe të bëhen kërkesa të tjera ne prapë do t’i thërrasim anëtarët e kryesisë dhe do të bisedojmë për një pozicion tjetër politik’’, ka shtuar ajo.
Ne do t’i bindemi rregullave të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ne do të kemi votë brenda në kuvend, e si do të jetë ajo votë do të shohim në bazë të rrethanave që do të krijohen nëse do të kemi një marrëveshje politike”, ka thënë ajo./Indeksonline/