75 Mall Live Search
09:26 / E Enjte, 18 Shtator 2025 / b l

Izmaku: Kam qenë më shumë deputete e Vushtrrisë, sesa e partisë

Kandidatja për deputete nga radhët e NISMA-s, Xhevahire Izmaku, në debatin zgjedhor në RTV21 ka thënë se gjatë periudhës sa ka qenë deputete ka qenë më shumë deputete e Vushtrrisë sesa e partisë, duke shtuar se kjo është një nga arsyet që ajo nuk është në ish-subjektin politik ku ishte vite me radhë.

Izmaku këtë legjislaturë është zgjedhur deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë së Fatmir Limajt.

Në ditët e para të fushatës ajo ka marrë mbështetje nga gratë, vajzat dhe qytetarët në përgjithësi të Vushtrrisë.