Izmaku: Mbështetja e grave dhe vajzave qe po marr forcë e madhe për të vazhduar rrugën përpara

Kandidatja e Nismës për kryetare të Vushtrisë, Xhevaire Izamaku sot ka vizituar zonjën Ariana, një grua punëtore nga qyteti i Vushtrisë.
Izmaku u shpreh se mbështetja e grave të ndershme e punëtore të Vushtrrisë është forca e saj më e madhe për të vazhduar rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë për qytetin.
Postimi i plotë:
Në qendër të Vushtrrisë pata kënaqësinë të takoj zonjën Ariana, një grua punëtore e qytetit tonë dhe rrobaqepëse që me duar të arta ka shërbyer për vite me radhë shumë familje vushtrriase.
Ajo sot më dhuroi fjalët dhe përkrahjen e saj të sinqertë në këtë garë.
Mbështetja e grave të ndershme e punëtore të Vushtrrisë është forca ime më e madhe për të vazhduar rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë për qytetin tonë./Indeksonline/