75 Mall Live Search
09:58 / E Martë, 14 Janar 2025 / S Z

Izmaku: Përkrahja e grave janë forca që më japin motiv, për të vazhduar me besim në rrugëtimin drejt fitores !

Kandidatja për deputete nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka thënë se përkrahja e grave, janë forca që i japin motiv, për të vazhduar me besim në këtë rrugëtim drejt fitores.

Izmaku, po ashtu ka thënë se gratë janë shtylla kryesore e familjes dhe shoqërisë sonë dhe se  angazhimi i tyre është çelësi i suksesit për një Kosovë Fituese më 9 shkurt.

“Mikpritja në familjet tona dhe përkrahja e grave janë forca që më japin motiv për të vazhduar me besim në këtë rrugëtim drejt fitores! Në çdo shtëpi që po trokasim dhe në çdo bashkëbisedim, po ndjejmë mbështetjen e sinqertë dhe përkushtimin e grave që janë të gatshme të japin kontributin e tyre për një të ardhme më të mirë. Gratë janë shtylla kryesore e familjes dhe shoqërisë sonë – angazhimi i tyre është çelësi i suksesit për një Kosovë Fituese më 9 shkurt”, ka thënë Izmaku.

Ndërsa ka falënderuar gratë për përkrahjen dhe besimin që po i japin.

“Faleminderit secilës prej jush për përkrahjen dhe besimin që po na jepni! Më 9 shkurt, votoni për Nismën Socialdemokrate – numrin 137, për kryetarin Fatmir Limaj – numrin 2, dhe për kandidatët që punojnë për familjet tona me përkushtim dhe përgjegjësi”, ka thënë Izmaku.