Izmaku prezanton listën e asamblistëve të NISMA-s për Vushtrri: 30 djem e vajza të dëshmuara në sfera të ndryshme

Kandidatja për kryetare të Vushtrrisë, Xhevahire Izmaku ka prezantuar listën e kandidatëve për asamble nga Nisma Socialdemokrate.
Deputetja e partisë së Fatmir Limajt ka thënë se ekipi i saj prej 30 vetave, djem e vajza nga Vushtrria, sjell përvojë, energji dhe vizion nga sfera të ndryshme të jetës shoqërore në arsim, shëndëtësi, kulturë e biznes.
“Unë, Xhevahire Izmaku, kandidate për Kryetare të Komunës së Vushtrrisë nga Nisma Socialdemokrate, bashkë me këtë ekip të jashtëzakonshëm, besojmë se ndryshimi vjen vetëm kur çdo zë përfaqësohet dhe dëgjohet”, ka shkruar ndër të tjera ajo.