75 Mall Live Search
18:56 / E Premte, 10 Janar 2025 / MSH

Izmaku publikon një foto të rrallë, 25 vite më parë me Fatmir Limajn

Kandidatja për deputete nga radhët e NISMA-s, Xhevaire Izmaku, ka publikuar një fotografi të përbashkët me Fatmir Limajn, që daton qysh 25 vjet më parë.

Përmes një postimi në Facebook, Izmaku u shpreh se bashkë me Limajn ndanë besimin që bashkë mund të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.

“Sot, pas një çerek shekulli, ky besim mbetet shtylla e punës sonë të përbashkët.

Për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen – vazhdojmë rrugëtimin!”, shkroi Izmaku.

Ky është postimi i plotë i saj:

Në këtë foto, para 25 vitesh, bashkë me liderin Limaj, ndamë besimin se bashkë mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë.

Sot, pas një çerek shekulli, ky besim mbetet shtylla e punës sonë të përbashkët.

Për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen – vazhdojmë rrugëtimin!

Me besim dhe përkushtim, kërkoj mbështetjen tuaj!