75 Mall Live Search
15:41 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / b l

Izmaku zotohet se 330 hektarë në Banjskë do t’i kthehen në administrim komunës së Vushtrrisë

Kandidatja për kryetare të Vushtrrisë, Xhevahire Izamku është zotuar se 330 hektarë në Kodrën e Banjskës, do t’i kthehet komunës së Vushtrrisë.

Izmaku ka thënë se kjo pronë që është tokë pa Zot do t’i rikthehet komundës si një potencial i jashtëzakonshëm.

“Unë si kryetare e komunës së bashku me Bedri Dobra do të punojmë fort që kodrën e Banjskës e cila ka gjithsejt 330 hektarë zonë tokë pa Zot ta rikthejmë si pronë të komunës së Vushtrrisë”, ka thënë ndër të tjera ajo.