Izmir Zeqiri kërcënohet përsëri përmes rrjeteve sociale

Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka njoftuar se është kërcënuar përmes rrjeteve sociale për herë të katërt nga një individ, i cili ai e cilëson si një kriminel.
Sipas Zeqirit, ky individ është pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe ka bërë kërcënime serioze me vrasje, duke ofenduar gjithashtu heronjtë dhe figurat historike të popullit shqiptar.
Zeqiri ka theksuar se ky person, i cilësuar nga ai si “frikacak”, nuk ka guxim të përballet me të në realitet dhe ka zgjedhur rrjetet sociale për të realizuar këto kërcënime dhe fyerje.
Kryetari i Komunës ka kërkuar që organet përkatëse të merren me këtë çështje dhe të sigurojnë mbrojtjen e tij dhe të nderit të popullit shqiptar, duke e denoncuar këtë veprim në përputhje me ligjin.