Izolohet Franca, Macron fut vendin në karantinë

Pas vendimit të Angela Merkel për të mbyllur Gjermaninë, Presidenti Emanule Macron, ka njoftuar se nga dita e premte, Franca do të futet në karantinë totale. Baret e restorantet do të mbyllen plotësisht. Nga e premtja francezët do të dalin nga shtëpia vetëm për të shkuar në spital.
Presidenti Francez, Emmanuel Macron gjatë fjalimit të tij në televizion sot në mbrëmje njoftoi për një ri-frenim të ri, njofton Reuters.
Ai tha se ka vendosur vendin në izolim nga kjo e premte për të luftuar kundër pandemisë së koronavirusit.
Presidenti shpjegoi se masat e marra dhjetë ditë më parë me një shtetrrethim, rezultuan “të pamjaftueshme”.
Ndërkohë që presidenti Macron tha se bazuar në rregullat e reja që do të ndiqen, duke filluar nga e premtja (30 tetor), njerëzit do të lejohen të largohen nga shtëpia vetëm për punë thelbësore ose për arsye mjekësore.