75 Mall Live Search
20:09 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Izolohet futbolli europian, edhe Bundesliga drejt vendimit të ndeshjeve pa tifozë!

Futbolli elitar në shtetet më të mëdha të Europës po shkon drejt izolimit. Pas Serie A në Itali, Ligue 1 në Francë dhe disa ndeshjeve në Champions League dhe Europa League, edhe Bundesliga mund të luhet me dyer të mbyllura gjatë javëve në vazhdim.

Kreu i Federatës Gjermane të Futbollit Christian Seifert ka deklaruar këtë të hënë se dëshira e të gjithëve është që ndeshjet e Bundesligas të luhen me tifozë, por koronavirusi tashmë ka mbrritur edhe në Gjermani dhe të gjitha gjasat që të merret vendimi për vazhdimin e kampionatit me ndeshje pa praninë e tifozëve.

“Të gjithë dëshirojmë vazhdimin e Bundesligës me stadiumet e mbushura si gjithmonë, por kjo është në pikëpyetje për momentin.Dëshirojmë të luajmë në prani të spektatorëve në ndeshjet e ardhshme, ama kjo nuk është një gjë shumë e mundshme. Sesa tifozë do të lejohen, gjithmonë nëse do të lejohen, mbetet për t’u vendosur nga autoritetet,” përfundoi Seifert.