75 Mall Live Search
10:46 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Izolohet Luta, ja kujt ia dorëzon detyrën në këtë kohë

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se është vetizoluar pasiqë kishte pasur kontakt me këngëtarin që rezultoi pozitiv me koronavirus.

“Meqë javën e kaluar kam qenë në ambient të njëjtë, por pa kontakt me Muhamet Sejdiun, i cili rezultoi pozitiv, unë nga mbrëmja jam vetizoluar, duke iu nënshtruar testeve të protokolit shëndetësor”, tha ai, transmeton IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Të dashur qyetarë,

Komuna e Gjilanit prej 22 shkurtit ka ndërmarrë veprimet konkrete për parandalimin e #Covid-19.

Ekipet komunale, në koordinim me të gjitha instancat lokale dhe regjionale, çdo ditë janë në luftë me këtë virus.

Po ashtu, u kam kërkuar të gjithëve që kanë qenë në ambient të njëjtë, t’i nënshtrohen testeve dhe vetizolimit.

Detyrën time e ushtron nënkryetari i Komunës, i mbështetur nga kryesuesi i Komisionit emergjentë të Gjilanit, të cilët kanë ekip të madh pas vete.

Besoj që bashkë ia dalim! Deri atëherë, kujdesu për veten, familjen, miqtë e lagjen, duke qëndruar në shtëpi.

Ju përqafoj shumë!