11:24 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Izrael, 70 për qind e rasteve me COVID-19 janë me origjinë nga SHBA

Më shumë se 70 për qind e atyre që kontraktuan koronavirusin e ri (COVID-19) në Izrael, origjinën e infektimit e kishin në SHBA, sipas një studimi të botuar të hënën nga Universiteti i Tel Avivit, raporton AA.

Mjeku Adi Stern nga dega e Biologjisë Molekulare e Qelizave dhe Bioteknologjisë në Universitetin George S. Wise, Fakulteti i Shkencave të Jetës, tha për “Jerusalem Post” se izraelitët që vinin nga SHBA krijuan zinxhirë transmetimi.

Studiuesit në universitet krahasuan sekuencat gjenomike të pacientëve lokalë në rreth 4.700 sekuenca gjenomike të marra nga e gjithë bota përpara se të arrinin në përfundim.

Rezultatet e studimit u publikuan kur Izraeli konfirmoi katër vdekje të reja nga koronavirusi, duke sjellë numrin përgjithshëm të vdekjeve në 276.

Ministria e Shëndetësisë tha se 22 raste të tjera janë regjistruar në vend gjatë 24 orëve të kaluara, duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve në 16.643.

Ministria theksoi se 52 pacientë mbeten në gjendje kritike, ndërsa 13.252 janë shëruar nga virusi.

Pas origjinës në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në të gjithë botën, ku aktualisht rajonet më të goditura janë Evropa dhe SHBA./IndeksOnline/