75 Mall Live Search
07:41 / E Premte, 30 Prill 2021 / OSH

Izrael, turmën e kapë paniku – mbi 44 të vdekur

Të paktën 44 persona kanë humbur jetën në Izrael, pasi paniku e ka kapluar turmën.

Kjo ngjarje tragjike ka ndodhur në një festival religjioz, shkruan BBC.

Kryeministri Benjamin Netanyahu e përshkroi atë si një “katastrofë të rëndë” dhe tha se po lutej për viktimat.

Dhjetra mijëra thuhet se morën pjesë, duke e bërë atë ngjarjen më të madhe në Izrael që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, transmeton IndeksOnline.

Përveç të vdekurve, raportohet edhe për një numër të konsiderueshëm të personave të lënduar.

Fatkeqësia ndodhi kur dhjetëra mijëra hebrenj ultra-ortodoksë ishin mbledhur në varrin Galile të Rabbit Shimon Bar Yochai të urtë të shekullit 2 për përkujtimet vjetore të Lag Baomer që përfshijnë lutje gjithë natën, këngë mistike dhe valle.

Yehuda Gottleib, një nga reaguesit e parë nga shërbimet e urgjencës United Hatzalah, tha se ai pa “dhjetëra njerëz të binin njëri mbi tjetrin gjatë shembjes … Një numër i madh i tyre u shtypën dhe humbën vetëdijen”.

Një dëshmitar i tha Haaretz: “Ndodhi në një sekondë; njerëzit sapo ranë, duke shkelur njëri-tjetrin. Ishte një katastrofë. ”

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar panikun.