Izraeli afër të kap liderin e Hamasit, po e kërkojnë në bunkera

Trupat izraelite kanë ndarë Rripin e Gazës në gjysmën veriore dhe jugore dhe thonë se tani kanë mbërritur në zemër të qytetit të Gazës. Misioni i tyre është të vrasin sa më shumë luftëtarë të Hamasit nëse nuk dorëzohen.
Por misioni kryesor i tyre është kapja e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar i cili konsiderohet si organizatori i sulmeve terroriste kundër Izraelit
“Sinwar është fytyra e së keqes. Ai është truri që qëndron pas kësaj, ashtu si Bin Laden ishte në sulmet e 11 shtatorit 2001 në SHBA”, tha Richard Hecht, nënkolonel në ushtrinë izraelite.
“Ai është fshirë në një bunker dhe është i izoluar”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant, shkruan Indeksonline.
Agjencia e lajmeve Shehab e lidhur me Hamasin raportoi se shtëpia e Sinëar në Rripin verior të Gazës u shkatërrua nga një sulm ajror izraelit. Ende është e paqartë se ku ndodhet saktësisht Sinwar, por dyshohet se po fshihet në një bunker në Gaza.
Qindra pengjet që Hamasi rrëmbeu nga Izraeli besohet të jenë gjithashtu në këto bunkere.
Vlerësohet se nën Rripin e Gazës ka pothuajse 500 kilometra tunele, disa prej të cilave janë mbi 30 metra të thella dhe të veshura me beton./Indeksonline/