17:30 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / AR

Izraeli arrestoi mbi 500 fëmijë palestinezë vitin e kaluar, shumë prej tyre u torturuan

Gjatë vitit të kaluar në Izrael janë arrestuar 543 fëmijë palestinezë, shumica e tyre nga qyteti i okupuar i Jeruzalemit, njoftoi sot avokati i të drejtave, Abdel Nasser Farwana, transmeton Indeksonline.

Ai tha se fëmijët ishin mbajtur në kushte të këqija, shumë prej tyre ishin torturuar dhe u ishin nënshtruar paraburgimit arbitrar dhe gjykimeve të padrejta, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Rreth 180 fëmijë qëndrojnë prapa hekurave në burgjet dhe qendrat e paraburgimit të Izraelit”, tha Farwana.

Ai tha se shënjestrimi dhe arrestimi i fëmijëve palestinezë ka qenë një politikë e vazhdueshme izraelite që nga fillimi i okupimit, e cila vazhdoi pandërprerje gjatë dekadave të kaluara, e shoqëruar me shumë shkelje të rënda duke shkatërruar të ardhmen e tyre dhe negativisht duke ndikuar në orientimet e tyre në të ardhmen, shkruan Morning Star.

Avokati i të drejtave të njeriut shtoi se shënjestrimi i fëmijëve kishte vazhduar pavarësisht nga pandemia e koronavirusit, e cila është përdorur si pretekst për të bllokuar vizitat nga prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Udhëheqësit izraelitë duhet të mbajnë përgjegjësi për praktikat e tyre kriminale“, tha ai./Indeksonline/