75 Mall Live Search
13:32 / E Hënë, 01 Prill 2024 / L K

Izraeli arreston motrën e liderit të Hamasit, akuzohet për lidhje me grupin

Izraeli arrestoi motrën e Ismail Haniyeh, shefit të byrosë politike të lëvizjes Hamas, nga shtëpia e saj në qytetin jugor izraelit Be’er Sheva, nën akuën se ka lidhje me grupin.

Forcat e policisë dhe Shërbimi i Sigurisë së Përgjithshme (Shin Bet) arrestuan 57-vjeçaren Sabah Abdul Salam për lidhjen e saj me anëtarët e Hamasit dhe për simpatinë me lëvizjen dhe nxitjen, njoftoi transmetuesi publik izraelit.

Pretendohet se në shtëpinë e saj u gjetën dokumente, pajisje komunikimi dhe telefona celularë, përveç sendeve të tjera që tregonin dyshimin për përfshirjen e saj në shkelje të rënda të sigurisë.

Nga ana tjetër nuk ka pasur asnjë reagim nga Hamasi. /abcnews.al