Izraeli dhe Hamasi nisin armëpushimin katër ditor, pas 7 javësh luftë

Armëpushimi katërditor i Gazës i rënë dakord nga Hamasi dhe Izraeli hyn në fuqi për herë të parë pas shtatë javësh lufte.
Tridhjetë e nëntë të burgosur palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite dhe 13 robër në Gaza pritet të lirohen në orët e ardhshme, ndërsa kamionët e ndihmës do të kalojnë gjithashtu në Gaza.
Numri i personave të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite që nga 7 tetori është 14,854, duke përfshirë 5,850 fëmijë.
Të hënën, Ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah, e cila merr të dhënat e saj nga spitalet dhe burime të tjera në Rripin e Gazës, tha se numri i të vrarëve ishte 12,700.
Në përditësimet shëndetësore që atëherë, ministria me bazë në Ramallah tha se ndërprerjet serioze në rrjetet e komunikimit në Gaza i kanë bërë përpjekjet e veta për mbledhjen e saktë të të dhënave të pamundur.