Izraeli do të hapë korridore humanitare për në Gaza, gjersa fillon shpërndarja e ndihmave

Izraeli ka thënë se është i përgatitur të hapë korridore humanitare për të lejuar konvojet e OKB-së në Gaza, pas javësh presioni ndërkombëtar dhe një krize në rritje të urisë.
Në një deklaratë të shtunën, Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) thanë se kishin lejuar rifillimin e dërgesave ajrore të ndihmës humanitare, e para prej të cilave përbëhej nga shtatë paleta mielli, sheqeri dhe ushqimi të konservuar të ofruara nga organizatat ndërkombëtare, raporton BBC.
Njoftimi erdhi mes thirrjeve që Izraeli të lejonte më shumë ndihmë në Gaza dhe mes paralajmërimeve për uri masive pas muajsh furnizimi të kufizuar për dy milionë banorët e territorit.
Izraeli mohoi atë që e quajti “pretendim të rremë për uri të qëllimshme në Rripin e Gazës”.