Izraeli do të rrisë presionin ndaj Hamasit në ditët e ardhshme
Izraeli do të “rrisë presionin politik dhe ushtarak ndaj Hamasit në ditët në vijim”, tha kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Duke folur para festës hebraike të Pashkës që fillon nesër, udhëheqësi izraelit tha se të gjitha propozimet për lirimin e pengjeve ishin “refuzuar plotësisht nga Hamasi”, raporton Associated Press.
“Në ditët në vijim do të rrisim presionin ushtarak dhe politik ndaj Hamasit, sepse kjo është mënyra e vetme për të liruar pengjet dhe për të arritur fitoren tonë”, tha ai.
Ai gjithashtu iu përgjigj raporteve për sanksionet e afërta të ShBA-së ndaj batalionit fetar të IDF-së, Netzah Yehuda duke thënë: “Nëse dikush mendon se mund të vendosë sanksione ndaj një njësie në IDF, unë do ta luftoj atë me të gjitha forcat”.