Izraeli do t’i lehtësojë kufizimet e brendshme

Izraeli ka miratuar rekomandimet nga ushtria e për të lehtësuar kufizimet e brendshme, në një ndryshim që ministri i Mbrojtjes Israel Katz e përshkroi të mërkurën si një “mesazh fitoreje” ndaj Iranit.
Pas një takimi me Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe Komandën e Frontit të Brendshëm (HFC), Katz njoftoi se kufizimet do të lehtësohen nga mbrëmja e së mërkurës.
“Krahas luftës së intensifikuar kundër Iranit për të hequr kërcënimet – ne do ta rihapim ekonominë, do ta lirojmë gradualisht publikun dhe do ta kthejmë Izraelin në një rrugë aktiviteti dhe sigurie,” tha Katz.
Katz tha se vendimi për të rihapur ekonominë ishte “një mesazh fitoreje ndaj armikut iranian, raporton CNN.
“Ata dëmtohen dhe mbyllen, ndërsa ne i sulmojmë, mbrojmë popullsinë tonë dhe gjithashtu fillojmë një proces me faza të rihapjes së ekonomisë dhe zonave të prekura – të gjitha në përputhje me konsideratat e sigurisë”, shtoi ai.