75 Mall Live Search
18:19 / E Enjte, 17 Tetor 2024 / L K

Izraeli: Do t’i ndjekim dhe eleminojmë armiqtë

Izraeli do të “ndjekë dhe eliminojë” armiqtë e tij, tha ministri i mbrojtjes i vendit, Yoav Gallant, në një postim në mediat sociale të enjten.

Deklarata vjen pasi ushtria tha se po kontrollonte nëse kishte vrarë liderin e Hamasit, Yahya Sinwar gjatë një operacioni në Rripin e Gazës, shkruan CNN.

“Armiqtë tanë nuk mund të fshihen. Ne do t’i ndjekim dhe do t’i eliminojmë ata”, ka shkruar Gallant.

Burimet izraelite kanë thënë se ushtria ka hasur dhe vrarë një burrë që besohet të jetë Sinwar gjatë operacioneve rutinë ushtarake në Rripin e Gazës. Autoritetet izraelite po punojnë për identifikimin e tij.