75 Mall Live Search
16:55 / E Shtunë, 07 Qershor 2025 / Gj. Sh

Izraeli e merr edhe trupin e njërit prej pengjeve të kapur nga Hamasi

Izraeli thotë se ka rimarrë trupin e një pengu tajlandez të rrëmbyer në Gaza më 7 tetor. Zyra e kryeministrit tha se trupi i Nattapong Pinta u kthye në Izrael “në një operacion të posaçëm ushtarak”.

Pinta, i cili kishte një grua dhe një djalë, u rrëmbye nga Kibbutzi Nir Oz dhe u vra afër fillimit të luftës, tha qeveria.

Tajlandezët ishin grupi më i madh i të huajve të mbajtur robër nga militantët e Hamasit.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha se trupi i Pintas u nxor nga zona e Rafah. 36-vjeçari shkoi në Izrael për të punuar në bujqësi.

Katz shkroi në një postim në X: “I shpreh ngushëllimet e mia më të thella gruas së tij, djalit të tij të vogël dhe familjes së tij, dhe falënderoj luftëtarët tanë heroikë që veprojnë nën zjarr herë pas here për të sjellë të gjithë pengjet, të shtyrë nga një angazhim i thellë moral”.

“Nuk do të pushojmë derisa të gjithë pengjet, të gjallët dhe të rënët, të kthehen në Izrael”, tha Katz, shkruan Skynews.